Shpërthim i ri në Shri Lanka

Bota

Shpërthim i ri në Shri Lanka

Më: 22 prill 2019 Në ora: 14:39
Pamje nga Shri Lanka

Në kryeqytetin e Shri Lankës, Kolombo, ka ndodhur një shpërthim i ri pranë kishës gjatë çmontimit të bombës, raporton Reuters.

Sipas agjencisë, pranë kishës ku shpërtheu bomba, shpërtheu edhe një kamion.

Aksidenti ndodhi kur deminuesit u përpoqën të çmontonin bombën e zbuluar.

Mediat lokale thonë se nuk ka viktima.

Ndryshe, në sulmet masive për Pashkë në kishat dhe hotelet luksoze në Shri Lanka, 290 vetë u vranë, ndërsa mbi 500 të tjerë u plagosën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat