130 milionë dollarë të fshehura në shtëpinë e Presidentit

Bota

130 milionë dollarë të fshehura në shtëpinë e Presidentit

Më: 22 prill 2019 Në ora: 15:10
Ilustruese

Rreth 130 milionë dollarë pasuri, në valuta të ndryshme, si paund sudanez, dollarë dhe euro, u sekuestruan nga ushtria në shtëpinë e Presidentit të rrëzuar të vendit, Omar Al-Bashir, kështu që ndaj tij kanë nisur zyrtarisht hetimet për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas Reuters paratë u gjetën të fshehura nëpër valixhe, ndërsa Radio Dabanga, një media holandeze që operon në Sudan, publikoi një foto të ushtarëve që tregonin paratë e fshehura në thasë që përdoren për mbajtjen e drithërave.

Fillimisht u tha se Omar Al-Bashir është vendosur në arrest shtëpie por sipas mediave vendase, ai ndodhet në një burg të sigurisë së lartë.

Kujtojmë se pas 30 vitesh udhëheqje, një grusht shteti i mbështetur edhe nga ushtria e vendit çoi në arrestimin e tij. Protestat kundër tij, për korrupsion dhe varfëri në vend nisën vitin e kaluar, por kulmuan disa ditë më parë me vrasjen e 22 personave .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat