Duterte paralajmëron kanadezët: Luftë nëse nuk i hiqni mbeturinat

Bota

Duterte paralajmëron kanadezët: Luftë nëse nuk i hiqni mbeturinat

Më: 24 prill 2019 Në ora: 08:50
Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte paralajmëroi se do t'i shpallë luftë Kanadasë nëse ajo nuk heq tonelatet me mbeturina që janë dërguar në Manila.

Duterte deklaroi në mediat vendase se paralajmërimin do t'ia dërgojë kanadezëve javën që vjen.

"Unë do të deklaroj luftë kundër tyre. Mbeturinat e Kanadasë janë në rrugë. Përgatituni, pasi mbeturinat tuaja po vijnë përsëri në shtëpinë tuaj", është shprehur Duterte.

Mbeturinat janë disa mbetje elektronike. Ato janë dërguar me anije nga Kanadaja gjatë viteve 2013 dhe 2014 dhe në vitet që pasuan kërkuan nga shteti aziatik që t’i hedhë ato.

Kur kryeministri kanadez Justin Trudeau vizitoi kryeqytetin filipinas Manila në vitin 2015 premtoi një zgjidhje nga ana e Kanadasë, si dhe premtoi që një rast i tillë nuk do të ndodhë më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat