Arabia kryen ekzekutim në masë, 37 veta, njëri kryqëzohet

Bota

Arabia kryen ekzekutim në masë, 37 veta, njëri kryqëzohet

Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:12
Foto

Një i burgosur është kryqëzuar, ndërsa një tjetri i është ngulur koka në heshtë, teksa Arabia Saudite kryen ekzekutimin më të madh në masë të viteve të fundit, me plot 37 veta.

Të ekzekutuarit ishin dënuar për terrorizëm dhe akuza të tjera të rënda kundër mbretërisë.

Shumica e ekzekutimeve në publik, në Arabinë Saudite, kryhen me prerje koke.

Autoritetet thonë se njërin prej terroristeve e kryqëzuan pas ekzekutimit, ndërsa tjetrit ia ngulën kokën në një heshtë. Ata akuzoheshin për ideologji ekstremiste dhe për krijim celulash terroriste.

Amnesty International thotë se njëri nga të ekzekutuarit ishte vetëm 16 vjeç kur u arrestua, dhe se gjyqet bazoheshin në dëshmi të marra gjatë torturave.

Sipas AI, 11 prej të dënuarve akuzoheshin se kishin spiunuar për Iranin, dhe 14 të tjerë se kishin marrë pjesë në protesta kundër qeverisë, në zonat shiite të Arabisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat