Zyrtarët gjermanë dhe kinezë bisedojnë për luftën tregtare dhe reformat ekonomike

Bota

Zyrtarët gjermanë dhe kinezë bisedojnë për luftën tregtare dhe reformat ekonomike

Më: 27 prill 2019 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier u takua sot me zëvendëspresidentin kinez, Liu He për të biseduar në lidhje me luftën tregtare mes Kinës dhe SHBA-së, si dhe për të nxitur Pekinin që të ndërmarrë reformat ekonomike që ka premtuar.

Ky takim u zhvillua në Pekin në kuadër të Forumit II Rripi dhe Rruga, ku përfaqësues nga më shumë se 100 vende ishin mbledhur për të diskutuar projektin gjigant infrastrukturor të Kinës.

“Liu, ministri përgjegjës për negociatat tregtare me SHBA-në, bisedoi me Altmaier si mund të gjendet një zgjidhje e shpejtë për luftë tregtare që tashmë po bënë nëntë muaj”, theksoi media shtetërore kineze.  /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat