I dërguari i SHBA, Ghani shtyn 'bisedimet brenda-afgane'

Bota

I dërguari i SHBA, Ghani shtyn 'bisedimet brenda-afgane'

Më: 27 prill 2019 Në ora: 22:19
Zalmay Khalilzad

Shtetet e Bashkuara dhe Afganistani theksuan nevojën për "dialogun brenda Afganistanit", kur i dërguari i SHBA Zalmay Khalilzad dhe Presidenti afgan Ashraf Ghani zhvilluan bisedime të shtunën, tha një deklaratë e pallatit, shkruan AFP.

Takimi i tyre erdhi gjatë një turne maratonë shumëkombësh nga Khalilzad, i cili do të vizitojë Katarin - vendi i zakonshëm për bisedime me talebanët.

"Dr. Khalilzad e informoi presidentin dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë lidhur me udhëtimet e tij dhe planet e ardhshme për paqe", tha një deklaratë nga pallati.

"Të dy palët përsëri theksuan një dialog brenda-afgan në mes të qeverisë afgane dhe talebanëve, të udhëhequr nga qeveria afgane".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat