Ish-presidentit katalanas, Puigdemont i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet evropiane

Bota

Ish-presidentit katalanas, Puigdemont i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet evropiane

Më: 29 prill 2019 Në ora: 19:26
Carles Puigdemont

Ish-presidenti katalanas, Carles Puigdemont iu ndalua nga autoritetet zgjedhore spanjolle të shpallë kandidaturën e tij në zgjedhjet europiane të 26 majit, njoftoi sot partia e tij indipendentiste.

Sipas këtij grupimi i quajtur ”Së bashku për Katalonjën”, i cili publikoi në media rezolutën e cila sqaronte ndalimin, autoritetet zgjedhore po kërkojnë në këtë mënyrë të privojnë liritë më konkretisht të drejtën e fjalës e Puigdemont dhe dy indipendentistëve të tjerë katalanas në mërgim, Toni Comin dhe Clara Ponsati.

I kontaktuar nga media, autoriteti zgjedhor refuzoi të bënte komente rreth çështjes.

Partia popullore (PP, e djathta) dhe liberalët e Ciudadanos paraqitën një rekurs tek autoritetet zgjedhore për të penguar kandidaturën e Puigdemont.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat