FMN/Sanksionet amerikane po e dobësojnë ekonominë e Iranit

Bota

FMN/Sanksionet amerikane po e dobësojnë ekonominë e Iranit

Më: 29 prill 2019 Në ora: 23:52
Ilustrim

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që ekonomia e Iranit të tkurret me 6 për qind këtë vit, pasi përballet me presion nga sanksionet e SHBA-së.

Në një raport të lëshuar të hënën, FMN tha se vlerësimet e saj për Iranin, përfshijnë potencialin për inflacionin në nivelin më të lartë prej 40%, përpara një vendimi të SHBA-së për t’i dhënë fund lejimit të disa vendeve të vazhdojnë blerjen e naftës në Iran, pavarësisht sanksioneve të reja që hynë në efekt vitin e kaluar.

Administrata Trump synon ta fuqizojë këtë masë zyrtarisht të enjten ndaj disa prej blerësve më të mëdhenj të naftës së Iranit, përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë, Turqinë dhe Korenë e Jugut.

Shtetet e Bashkuara thonë se dëshirojnë t’a privojë Iranin nga 50 miliardë dollarë në të ardhurat vjetore të naftës për ta detyruar atë t’i japë fund programeve të saj bërthamore dhe raketave. Shtëpia e Bardhë thotë se po punon me eksportuesit kryesorë të naftës, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për të siguruar një furnizim të përshtatshëm botëror të naftës.

Turqia dhe Kina kanë kritikuar veprimin e SHBA, por nuk është e qartë nëse do të vazhdojnë të blejnë naftë iraniane.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha në një intervistë e transmetuar në kablloren amerikane Fox News Sunday akuzoi Shtetet e Bashkuara se përpiqen të “sjellin Iranin në gjunjë” dhe të rrëzojnë qeverinë iraniane duke kërkuar të pengojnë tregtinë e saj ndërkombëtare të naftës.

Ai tha se zyrtarët e SHBA-së janë “të gabuar në analizën e tyre, ata janë të gabuar në shpresën dhe iluzionet e tyre”.

Zoti Zarif tha se presidenti Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 për të kufizuar programin bërthamor të Iranit dhe “nuk do ta vendoste SHBA-në në listën e e vendeve që i binden ligjit”. Mediat iraniane njoftojnë se ministri i Jashtëm Zarif u tha gazetarëve iranianë në Nju Jork se tërheqja e Teheranit nga pakti është një nga “opsionet e shumta” që ai po merr në konsideratë në prag të masës amerikane për të mos lejuar vendet e tjera që të blejnë naftë nga Irani.

Zoti Zarif tha se një ekip i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, këshilltar i sigurimit kombëtar të SHBA-së John Bolton dhe udhëheqçsit në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po përpiqen ta shtyjnë presidentin Donald Trump në një konfrontim që ai nuk e dëshiron.

“Ata janë përpjekur ta fusin Amerikën në një luftë, të paktën për ndryshimin e regjimit Iranian”, tha ministry i Jashtën iranian.

Zoti Bolton, në të njëjtin program Fox News, tha se qëllimi i SHBA-së nuk është ndryshimi i regjimit, por një ndryshim në sjelljen, veçanërisht një fund të programit të armëve bërthamore të Iranit dhe testimit të raketave balistike.

“Populli iranian meriton një qeveri më të mirë,” tha zoti Bolton.

Ai i quajti akuzat e zotit Zarif “krejtësisht qesharake dhe një përpjekje për të mbjellë dezinformacion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat