Maduro thotë se ka mposhtur 'tentim puçin ushtarak të ‘Guaidos’

Bota

Maduro thotë se ka mposhtur 'tentim puçin ushtarak të ‘Guaidos’

Më: 1 maj 2019 Në ora: 09:54
Venezuelë

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, pretendon se kishte mposhtur atë që ai e quan puçin e tentuar ushtarak nga kreu i opozitës, Juan Guaidó.

Situata në Venezuelë është përshkallëzuar, pasi mbështetësit e liderit opozitar Juan Guaido dolën sërish për të protestuar, ndërkaq forcat e presidentit të kontestuar Nicolas Madura ndërhynë dhunshëm për t’i shpërndarë protestuesit.

Në një adresim për  televiziv presidenti  i kontestuar Maduro tha se  Guaido kishte dështuar ta kthente ushtrinë kundër tij.

Nga ana tjetër Guaidó këmbëngul që Maduro ka humbur kontrollin  mbi  forcat e armatosura dhe se një tranzicion paqësor tashmë e kanë në duar.

Udhëheqësi i opozitës u bëri thirrje mbështetësve të tij për të  dalë përsëri në rrugë të mërkurën.

Guaidó është njohur si udhëheqës i përkohshëm i Venezuelës nga më shumë se 50 vende, përfshirë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe më në Amerikën Latine

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat