Kryeministrja e Zelandës së Re fejohet, një vit pas lindjes së vajzës

Bota

Kryeministrja e Zelandës së Re fejohet, një vit pas lindjes së vajzës

Më: 4 maj 2019 Në ora: 17:47
Jacinda Ardern

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, më në fund ka zyrtarizuar diçka me partnerin e saj të hershëm. Një zëdhënës ka konfirmuar se ajo është fejuar me prezantuesin televiziv, Klark Gejford.

Lajmi për fejesën e çiftit vjen ndërsa Ardern është parë në një ceremoni të premten, me një unazë diamanti në dorën e majtë të saj.

Një gazetar me sy të mprehtë, kishte hulumtuar më tej dhe në fund kishte pyetur zyrën e kryeministres për këtë. Zëdhënësi i saj më pas kishte konfirmuar se çifti ishte fejuar ditën e pashkës.

Vitin e shkuar, Ardern lindi fëmijën e parë të çiftit, një vajzë të quajtur Neve te Aroha.

Më herët, këtë janar, Ardern ishte pyetur nga BBC nëse ajo do t’i propozonte ndonjëherë partnerit të saj.

“Jo, unë nuk do t’ia kërkoj. Nuk dua ta nënshtroj atë ndaj dhimbjes dhe torturës përse nuk e bëri atë pyetje vetë”, tha ajo.

Ardern është liderja e dytë që lind një fëmijë ndërsa është në detyrë. E para ka qenë e ndjera Benazir Bhuto, kryeministre e Pakistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat