41 të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në aeroplanin rus

Bota

41 të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në aeroplanin rus

Më: 5 maj 2019 Në ora: 23:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

41 vetë në bordin e një avioni të pasagjerëve rus Aeroflot vdiqën kur piloti bëri një ulje të emergjente pasi aeroplani kishte marrë zjarr derisa isthe në ajër.

Ngjarja ndodhi në një aeroport të Moskës të dielën.

Pamjet televizive treguan aeroplanin duke bërë uljen në aeroportin e Moskës Sheremetyevo me pjesën më të madhe të pjesës së pasme të aeroplanit të përfshirë në flakë.

Dyzet e një vetë u vranë duke përfshirë të paktën dy fëmijë, u cituan hetuesit rusë nga agjencia e lajmeve Interfax.

11 persona të tjerë janë plagosur tha, Dmitry Matveyev, ministri i Shëndetësisë së rajonit të Moskës. Tre u shtruan në spital por nuk ishin në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat