“Do u presim kokat”, kënga që fëmijët myslimanë mësojnë në shkollë

Bota

“Do u presim kokat”, kënga që fëmijët myslimanë mësojnë në shkollë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 10:06
Foto

Një video shokuese tregon se si një grup fëmijësh të rinj myslimanë në Filadelfia këndojnë “të këpusim kokat”, që të çlirojmë xhaminë Al-Aqsa’ ndërsa Palestinën do e mbrojmë me trupat tanë.

Klipi, i cili u ngarkua për herë të parë në Facebook nga Qendra Islamike e Shoqërisë Myslimane në Filadelfia muajin e kaluar, tregon një grup fëmijësh që i kishin stolisur flokët me simbole dhe ngjyra palestineze.

Një përkthim i videos është siguruar nga Instituti i Kërkimeve të Medias në Lindjen e Mesme.

Shoqëria Amerikane Myslimane lëshoi një deklaratë të shtunën duke u zotuar të hetojë “gabimin e padëshiruar dhe mbikëqyrjen”.

Organizata gjithashtu tha se ‘personi përgjegjës’ i kësaj ngjarjeje është ‘shkarkuar’.

‘Ata që e mohojnë shtypjen janë ata që pohojnë ekzistencën e tyre dhe eliminojnë padrejtësinë nga toka e arabëve’, tha një fëmijë në video.

Në këtë pikë, fëmijët e tjerë bashkohen dhe fillojnë të këndojnë: ‘Rebelët! Rebelët! Rebelët!

‘Gjaku i martirëve na mbron. Parajsa ka nevojë për burra të vërtetë!”

“Palestina jonë duhet të kthehet tek ne”, janë këto disa nga rreshtat e këngës./tch/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat