Vogëlushja trevjeçare digjet në veturën e mbyllur në Nju Jork

Bota

Vogëlushja trevjeçare digjet në veturën e mbyllur në Nju Jork

Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:26
Pamje nga aksidenti

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se një vajzë trevjeçare ka vdekur pasi është djegur brenda një veture që ka qenë e mbyllur nga brenda.

Policia e ka gjetur një bombol gazi afër veturës së djegur dhe një tjetër në ulësen e pasme të saj, ndonëse është ende e paqartë se a ka qenë zjarri i qëllimshëm apo e tërë ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Vajza me emrin Zoye Pereira u nxor nga vetura e tipit “Audi A6 Sedan” dhe u dërgua në spital, ku më vonë nuk iu mbijetoi djegieve dhe u shpall e vdekur nga stafi mjekësor.

Një person është dërguar në paraburgim pasi disa dëshmitarë thanë se e panë atë duke ikur nga vendi ku u dogj vetura.

Raportohet se burri i dyshuar është babai biologjik i vajzës së vdekur dhe jeton në Queens të Nju Jorkut me nënën e saj. Ende nuk është ngritur aktakuzë kundër tij, por aktualisht po merret në pyetje nga policia.

Zjarrfikësit arritën ta nxjerrin vajzën nga vetura sepse temperatura e lartë brenda saj e kishte shkrirë dorezën e derës.

Burri i dyshuar gjithashtu ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe u shtri në spital mbrëmjen e kaluar. Vetura nuk është larguar nga vendi ku u dogj për shkak se hetimet për shkaktarin e zjarrit po vazhdojnë, shkruajnë “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat