Ky është shteti i parë, që sapo u bë iftari

Bota

Ky është shteti i parë, që sapo u bë iftari

Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Muslimanët në Indonezi përjetuan iftarin e parë të muajit të Ramazanit këtë vit.

Qindra persona që vërshuan në Xhaminë Istiklal në Xhakarta, që njihet si xhamia më e madhe në Azinë Juglindore dhe është një nga simbolet e kryeqytetit, kishin mundësi të hanin iftarin së bashku me kontributin e bamirësve.

Pas hapjes së iftarit të parë me thirrjen e ezanit, besimtarët myslimanë falën namazin e akshamit.

Muhammed Abdulnasir (37), i cili shijoi iftarin e parë në xhami, tha se ndihet i lumtur që po përjeton muajin e Ramazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat