Zgjedhjet në Stamboll do të përsëriten

Bota

Zgjedhjet në Stamboll do të përsëriten

Më: 6 maj 2019 Në ora: 19:38
Presidenti turk Erdogan

Komisioni qendror i zgjedhjeve të Turqisë sot urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Stamboll, ku fitoi opozita.

Turqia ka pranuar kërkesën e partisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili ka kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve të marsit, njoftojnë mediat turke.

Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) bëri thirrje për një votim të ri për shkak të parregullsive të supozuara gjatë zgjedhjeve të 31 marsit.

"Zgjedhjet në Stamboll do të përsëriten," shkroi në Twitter përfaqësuesi i AKP në komisionin zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat