Lirohen dy gazetarët e Reuters që ishin burgosur në Mianmar

Bota

Lirohen dy gazetarët e Reuters që ishin burgosur në Mianmar

Më: 7 maj 2019 Në ora: 08:38
Lirohen dy gazetarët e Reuters që ishin burgosur në Mianmar

Dy gazetarë të Reuters, të cilët ishin burgosur në Mianmar pasi që ishin dënuar se kanë thyer Aktin Zyrtar të Sekreteve, u liruan nga burgu në qytetin Yangon këtë të marte pasi që kaluan 500 ditë në burg.

Dy gazetarët, Wa Lone, 33 vjeçar dhe Kyaw Soe Oo, 29 vjeçar, ishin dënuar në shtator dhe u dënuan me shtatë vite burgim. Kjo çështje ngriti reagime të mëdha të diplomatëve ndërkombëtarë në Mianmar, një vend i cili është ka shënuar progres në demokraci, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ata u liruan nga amnistia presidenciale. Presidenti Win Myint ka falur mijëra të burgosur të tjerë, në një valë të madhe faljesh që filluan nga muaji i kaluar.

Është një traditë në Mjanmar, që t’i lirojnë të burgosurit e tyre, për nder të festës së Vitit të Ri, që me traditat e vendit, është data 17 prill.

Reuters, në atë kohë pati reaguar, se dy gazetarët e saj nuk kishin kryer krim dhe u burgosën padrejtësisht.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që do ta shoh familjen dhe kolegët e mi. Nuk mund të pres që të shkojë në zyrën e lajmeve” tha Wa Lone, njëri nga të liruarit.

Ndërsa Kyaw Soe Oo, nuk foli për media ishte gjatë gjithë kohës i buzëqeshur dhe i lumtur. Para arrestimit të tyre, ata po hetonin rastin e vrasjes së 10 myslimanëve nga forcat e sigurisë, të cilët i përkisnin besimit budist, gjë që kishte nervozuar qeverinë e vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat