Luftëtarët talibanë sulmuan postblloqet e sigurisë në provincën Takhar të Afganistanit, duke vrarë tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Shefi i këshillit të provincës, Wafiullah Rahmani, tha se tre ushtarë dhe pesë policë janë vrarë në sulmet në qarkun Khuaja Bahaudin.
Përgjegjësinë për sulmet e morën talibanët.
Ata po i sulmojnë gati çdo ditë forcat afgane të sigurisë, edhe pse përfaqësuesit e tyre politikë po marrin pjesë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, për t'i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.
Palët aktualisht po bisedojnë se kur do të largohen forcat e huaja nga Afganistani.
Përpara arritjes së ndonjë marrëveshjeje, Uashingtoni kërkon nga militantët të ofrojnë garanci për armëpushim dhe të angazhohen në dialog me Qeverinë e Kabulit.
Talibanët kanë thënë se nuk do t'i bëjnë këta hapa derisa Shtetet e Bashkuara nuk shpallin planin për tërheqje.
Bisedimet po zhvillohen në Doha të Katarit.