Mbi 2.000 të arrestuar në Venezuelë për arsye politike

Bota

Mbi 2.000 të arrestuar në Venezuelë për arsye politike

Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:31
Venezuelë

Më shumë se 2.000 vetë janë arrestuar që nga fillimi i vitit në Venezuelë për arsye politike dhe shumica prej tyre janë protestues kundër presidentit Nicolas Maduro, njoftoi sot organizata joqeveritare Foro Penal.

"Nga 1 janari deri në maj 2019, 2.014 njerëz u arrestuan dhe shumica prej tyre janë demonstrues," tha OJQ, duke shtuar se më shumë se 800 mbeten në paraburgim dhe mes tyre ka ushtarë.

Protestat kundër Maduro janë bërë gjithnjë e më të shpeshta që nga 23 janari. Kreu i opozitës Juan Guaido shpalli veten president të përkohshëm të Venezuelës, duke marrë mbështetje nga rreth 50 vende, përfshirë SHBA.

Lideri i opozitës bëri thirrje për një revoltë ushtarake javën e shkuar, e cila dështoi dhe në ndërkohë u mbajtën protesta gjatë së cilave kishte përleshje me policinë.

Prokuroria e Venezuelës njoftoi dje se 223 persona u arrestuan pas thirrjes së Guaido dhe se pesë vetë u vranë gjatë protestave të javës së kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat