Koreja e Veriut lëshon një "predhë të paidentifikuar"

Bota

Koreja e Veriut lëshon një "predhë të paidentifikuar"

Më: 9 maj 2019 Në ora: 12:09
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Koreja e Veriut lëshoi një predhë të paidentifikuar, bëri të ditur ushtria e Koresë së Jugut, më pak se një javë pasi Phenjani testoi disa reketa me rreze të shkurtër veprimi.

Predha u hodh nga lokacioni Sino-ri, në veriperëndim të Phenjanit, drejt lindjes, thanë zyrtarët jugkoreanë.

"Ne jemi ende duke analizuar nëse bëhet fjalë për vetëm një predhë apo më shumë", tha zëdhënësi i ushtrisë, Kim Joon-rak, për agjencinë e lajmeve AFP.

Të shtunën, Koreja e Veriut lëshoi disa raketa nga pjesa e saj lindore në det.

Kombet e Bashkuara e kritikuan Korenë e Veriut pas testimit të fundit të armëve, duke e paralajmëruar atë se veprimi i tillë mund të rrisë tensionet në rajon.

Pas provave, Shtetet e Bashkuara thanë se do të vazhdojnë t'i bëjnë presion Phenjanit për të braktisur programin bërthamor dhe atë të reketave balistike.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka takuar dy herë udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, por bisedimet e fundit, në muajin shkurt, kanë dështuar, pasi Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat e verikoreanëve për të hequr sanksionet ndaj shtetit të tyre, në këmbim të kufizimit të programit bërthamor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat