SHBA konfiskon një anije transporti të Koresë Veriore

Bota

SHBA konfiskon një anije transporti të Koresë Veriore

Më: 9 maj 2019 Në ora: 20:18
Anija transportuese

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi sonte se konfiskoi një anije të Koresë së Veriut për të cilin zyrtarët e SHBA-së thanë se është përdorur për të transportuar thëngjill që është në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare.

Indonezia ka mbajtur atë anije me njëzet anëtarë të ekuipazhit muajin e kaluar, transmeton AP.

Konfiskimi i anijes vjen në kohën e tensioneve mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, pak kohë pasi Pheniani zyrtar lansoi dy raketa të dyshimta me rreze të shkurtër veprimi, i dyti ky me radhë brenda pesë ditëve të fundit.

Kjo, sipas agjencisë amerikane, një shenjë potenciale se bisedimet mbi çarmatimin bërthamor me SHBA-të mund të jenë në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat