Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln vendoset në Lindjen e Mesme

Bota

Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln vendoset në Lindjen e Mesme

Më: 10 maj 2019 Në ora: 16:43
Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln

Grupi luftarak i aeroplanmbajtëses amerikane Abraham Lincoln si dhe katër bombardues B-52 janë vendosur në rajonin e Lindjes së Mesme, pas shqetësimeve se Irani mund të planifikojë një sulm kundër objektivave amerikanë.

Një zëdhënës i Komandës Qendrore amerikane i tha Zërit të Amerikës se grupi luftarak mbërriti në rajon të enjten përmes Kanalit të Suezit, ndërsa bombarduesit mbërritën aty të mërkurën dhe të enjten.

Presidenti Trump foli për një përforcim ushtarak të rajonit:

“Kemi informacione që janë shumë kërcënuese dhe ndaj duhet të kemi siguri të madhe për vendin si dhe shumë vende të tjera”, tha ai.

Ushtria amerikane mbërriti në Lindjen e Mesme pasi udhëheqësit evropianë kritikuan kërcënimin e Iranit se nuk do t’i përmbahet disa pikave të marrëveshjes bërthamore të vitin 2015, një hap që mund të shkelte një marrëveshje botërore të rëndësishme.

Pavarësisht tërheqjes nga marrëveshja të Uashingtonit, Presidenti Trump njoftoi sanksione të reja të mërkurën ndaj eksporteve iraniane të metaleve, që janë burimi kryesor i të ardhurave për vendin e Azisë perëndimore.

Sanksionet kanë krijuar vështirësi për aleatët europianë të Uashingtonit, të cilët kanë thënë se ata ndajnë të njëjtin shqetësim rreth sjelljes së Iranit, por besojnë se strategjia e zotit Trump ka gjasa të dështojë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat