Kufizohet hyrja e turistëve në tempujt në Maçu Piçu

Bota

Kufizohet hyrja e turistëve në tempujt në Maçu Piçu

Më: 12 maj 2019 Në ora: 18:13
Maçu Piçu

Autoritetet peruane do të kufizojnë numrin e turistëve në dy tempuj dhe një piramidë në qytetin inkas të Maçu Piçit për të shmangur degradimin e mëtejshëm, njoftoi të premten qeveria.

Këto kufizime do të zbatohen fillimisht nga data 15 deri më 28 maj dhe përfshijnë tempullin e Diellit, tempullin Condor dhe piramidën Intiwatana, sipas Ministrisë së Kulturës.

Rreth 6 000 turistë, të ndarë në dy grupe mund të vizitojnë çdo ditë kështjellën e famshme të ndërtuar me gur në shekullin e XV në shpatet lindore të Andeve. Sipas kufizimeve të njoftuara të premten, ata do të kenë në dispozicion tre orë maksimumi për të vizituar tre monumentet në fjalë.

“Këto masa i përgjigjen domosdoshmërisë për të ruajtur Maçu Piçun, pasi është konstatuar një dëmtim i sipërfaqes së gurit për shkak të kalimit të vizitorëve në tre sektorët e përmendur”, thekson ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat