Reagime të fuqishme për vrasjen e prezantueses afgane Mina Mangal

Bota

Reagime të fuqishme për vrasjen e prezantueses afgane Mina Mangal

Më: 13 maj 2019 Në ora: 12:54
Mina Mangal

Mina Mangal u qëllua për vdekje në afërsi të Kabulit të shtunën.

Politikanët afganë dhe aktivistët për të drejtat e grave po kërkojnë drejtësi pasi një këshilltar politik dhe një ish-prezantues televiziv i shquar u vra në dritën e ditës.

Mina Mangal, e cila ka punuar si prezantuese televizioni para se të hyjë në politikë, u qëllua për vdekje në afërsi të Kabulit të shtunën, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Shefi Ekzekutiv Abdullah Abdullah u zotua se vrasësit e saj do të kapeshin.

Motivi mbetet i paqartë, por një linjë hetimi është një mosmarrëveshje familjare.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, ministria e brendëshme tha se zonja Mangal, e cila ishte në rrugën e saj për të punuar si këshilltare për komisionin e çështjeve kulturore të parlamentit afgan, u qëllua për vdekje rreth orës 07:20 të kohës lokale.

Gjykata e Lartë e Afganistanit dhe grupet e shoqërisë civile duke përfshirë edhe komisionin kundër dhunës ndaj grave, kanë bërë thirrje për një hetim serioz për vrasjen e saj.

Zonja Mangal kishte postuar kohët e fundit në Facebook se ajo kishte marrë kërcënime dhe kishte frikë për jetën e saj, aktivisti i shquar i të drejtave të grave Wazhma Frogh tha në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat