Përplasen dy aeroplanë në qiell, pesë të vdekur

Bota

Përplasen dy aeroplanë në qiell, pesë të vdekur

Më: 14 maj 2019 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Pesë persona kanë humbur jetën, 10 janë lënduar e një po konsiderohet i zhdukur.

Kjo për shkak të një aksidenti ajror mes dy aeroplanëve në qytetin juglindor të Ketchikan në Alaskë.

Administrata Federale e Aviacionit tha se aeroplanët u përplasën në rrethana ende të paqarta.

Njëmbëdhjetë pasagjerë ishin në bordin e Havilland Oter DHC-3. Dhjetë prej tyre janë dërguar në spital të Ketchikanit. Një pacient është në gjendje kritike dhe tjerët janë në gjendje më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat