Kryeministrja e Zelandës së Re i përgjigjet vajzës që deshi ta “korruptojë”

Bota

Kryeministrja e Zelandës së Re i përgjigjet vajzës që deshi ta “korruptojë”

Më: 14 maj 2019 Në ora: 10:48
Jacinda Arndern

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Arndern ka refuzuar “ryshfetin” e një vazjë 11 vjeçare, e cila i kishte dërguar pesë dollarë që t’i inkurajojë autoritetet që të fillojnë hetimet për dragonjtë.

Vajza Viktoria ka dashur që të fitojë dhunti telekinetike që të bëhet ushtruese për dragonjtë.

Ajo bashkë me letër i ka dërguar edhe pesë dollarë.

Kryeministrja iu ka përgjigjur vajzës me anë të një letre zyrtare në të cilën shkruan se administrata e saj “aktualisht nuk punon me dragonj”.

Kryeministrja në këtë letër ka shkruar  edhe fjalinë: “Gjithsesi do të kam parasysh edhe dragonjtë. A veshin rroba”?

Vëllai më i madh i vajzës këtë letër e ka postuar në Redit me komentin se motra e tij ka tentuar ta korruptojë kryeministren.

Kryeministrja ka konfirmuar për BBC se ky rast simpatik me të vërtetë ka ndodhur dhe iu ka përgjigjur vajzës.

“Ne jemi të interesuar për propozimin e saj për dragonjtë,  por për fat të keq aktualisht nuk punojmë për këtë fushë. Për këtë ia kthej paratë dhe i dëshiroj çdo të mirë”.

Nuk është hera e parë që Ardern e cila vitin e kaluar është bërë nënë, përgjigjet në letrat e fëmijëve.

Në fillim të vitit Ardern i është përgjigjur një vajze që nga ajo ka kërkuar të ndalojë armët e rrezikshme.

"Nga letra që më ke dërguar e kuptoj se je një vajzë e ndjeshme dhe e bukur. Dua të inkurajoj që të vazhdosh të përhapësh mirësi përreth vetes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat