SHBA-ja dhe Rusia me paralajmërime të ndërsjella për ndërhyrje në zgjedhje

Bota

SHBA-ja dhe Rusia me paralajmërime të ndërsjella për ndërhyrje në zgjedhje

Më: 15 maj 2019 Në ora: 08:53
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjatë takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi Rusinë të mos ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm në SHBA.

“Nëse do të ketë ndërhyrje të Rusisë në zgjedhje, atëherë kjo do përkeqësonte marrëdhëniet tona”, tha Pompeo.

Sekretari Pompeo po qëndron në Soçi të Rusisë ku takoi presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Ndërkohë, Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara për financimin e organizatave joqeveritare ruse, me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet e Rusisë.

Megjithatë të dy shefat e diplomacisë u angazhuan për përmirësimin e raporteve mes SHBA-së dhe Rusisë.

Edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha pas takimit se shpreson në “përmirësim të plotë” të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Këto janë bisedimet e nivelit më të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë që nga korriku i vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Putin janë takuar në Finlandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat