Pilotët kanë ngritur çështjen e sigurisë të Boeing-ut qysh më 2018 - Bota Sot
Pilotët kanë ngritur çështjen e sigurisë të Boeing-ut qysh më 2018

Bota

Pilotët kanë ngritur çështjen e sigurisë të Boeing-ut qysh më 2018

Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:14
737 MAX

Pilotët e kompanisë ajrore amerikane American Airlines i kanë tërhequr vërejtjen prodhouesit Boeing, në lidhje me sigurinë e avionëve të llojit 737 Max qysh në nëntor të vitit të kaluar, raportojnë mediat amerikane.

Ata kanë kërkuar veprim të shpejtë pasi një avion i tillë është rrëzuar në Indonezi në muajin tetor, duke shkaktuar vdekjen e të 189 njerëzve në bord, thonë CBS dhe New York Times.

Boeing-u raportohet se u ka rezistuar këtyre thirrjeve, porse ka premtuar rregullimin e softuerit.

Çështja, megjithatë, nuk ka qenë e zgjidhur kur avioni 737 Max i kompanisë ajrore të Etiopisë është rrëzuar në mars të këtij viti, duke shkaktuar vdekjen e të 157 njerëzve në bord.

Aktualisht, aeroplanët 737 Max janë hequr nga përdorimi në gjithë botën, për shkak të shqetësimeve se një defekt i sensorëve mund t'i ketë shkaktuar të dyja aksidentet.

Boeing është në proces të rregullimit të sistemit.

Kompania nuk pranoi të komentojë mbi takimin e nëntorit, duke thënë:

"Ne jemi të përqendruar në punën me pilotët, linjat ajrore dhe rregullatorët globalë për të certifikuar përditësimet e avionëve 737 Max dhe për të siguruar trajnime shtesë, në mënyrë që t'i rikthejmë këta avionë në fluturim".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...