Pas Gjermanisë edhe Holanda tërhiqet nga Iraku

Bota

Pas Gjermanisë edhe Holanda tërhiqet nga Iraku

Më: 15 maj 2019 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Pasi Gjermania pezulloi trajnimin ushtarak në Irak për shkak të tensionit në rritje në rajon, edhe qeveria holandeze pezulloi misionin në Irak, me qëllim dhënien e ndihmës së sigurisë autoriteteve lokale.

Personeli i ushtrisë holandeze, në bashkëpunim me trupat e tjera të huaja, ndihmoi në trajnimin e forcave irakiane në Erbil në Irakun verior, raporton Reuters.

Raporti nuk jep më shumë detaje për një vendim të tillë nga Holanda.

Një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes shpjegoi vendimin e mëparshëm të Gjermanisë mbi disa indikacione për rrezikun e një sulmi që do të mbështetet nga Irani, por kjo nuk do të thotë se programi i trajnimit ushtarak nuk do të vazhdojë në të ardhmen, transmeton KosovaPress.

Revista gjermane Focus Online shkruan se vendimi u bë në koordinim me shtetet aleate në luftën kundër Shtetit islamik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat