Sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Australi

Bota

Sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Australi

Më: 18 maj 2019 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Rreth 16.4 milionë australianë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e përgjithshme që po mbahen sot në shtetin e largët. Ata do t’i zgjedhin anëtarët e Dhomës së Ulët dhe gjysmën e anëtarëve të Senatit.

Koalicioni Liberal Kombëtar po lufton për të qëndruar në pushtet me kryeministrin Scott Morrison. Megjithatë, ata janë duke u përballur me një garë të fortë me Partinë Laburiste të Bill Shortenit, ndërsa një përqindje të konsiderueshme të votave pritet ta marrin edhe partitë tjera më të vogla.

Pasi votoi në njërën nga qendrat e votimit, kryeministri aktual i Australisë, Scott Morrison, tha: “Është thjesht e mrekullueshme të jem këtu në mesin e miqve”.

Ai është kritikuar për zhvillim të fushatës duke u mbështetur më tepër në figurën personale dhe mungesë të bashkëpunimit, ndryshe nga kandidati Bill Shorten, i cili e ka pasur një qasje të mbështetur në grup. Fushata zgjedhore zgjati pesë javë.

“Jam shumë i gatshëm për këtë sfidë sepse populli i Australisë më ka mbushur me energji dhe po vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Për këtë arsye, do t’i djeg të gjitha ditët e mia në këtë punë. Jam këtu për t’iu shërbyer atyre”, shtoi ai, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat