12 xhihadistë u vranë në Egjipt

Bota

12 xhihadistë u vranë në Egjipt

Më: 20 maj 2019 Në ora: 11:16
Foto

12 xhihadistë të dyshuar u vranë të hënën në sulme policore pranë Kajros, tha ministria e brendshme e Egjiptit, një ditë pasi një shpërthim bombe plagosi 17 vetë duke përfshirë turistë pranë piramidave të Gizës, shkruan AFP.

Forcat e sigurisë "kryen një sulm kundër një apartamenti në lagjen e 6 tetorit që përdoret për të bërë pajisje shpërthyese ... Këto forca u qëlluan dhe u përgjigjën, gjë që la shtatë të vdekur në grup", që ka lidhje me Vëllazërinë Myslimane, tha ministria në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat