Evropianët dhe SHBA-ja bllokojnë një mbledhje të OKB-së

Bota

Evropianët dhe SHBA-ja bllokojnë një mbledhje të OKB-së

Më: 20 maj 2019 Në ora: 23:06
Foto ilustruese

Shtet evropiane dhe SHBA-ja bllokuan sot mbajtjen e një mbledhje të Këshillit të Sigurimit mbi gjuhën në Ukrainë, të kërkuar nga Rusia ditën e betimit të presidentit të ri ukrainas, Volodimir Zelenski.

Në një votim procedure kundër kësaj mbledhje u mblodhën gjashtë vota, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Polonia, Belgjika dhe SHBA-ja.

Nga ana tjetër pesë vende votuan pro zhvillimit të kësaj mbledhjeje, Rusi, Kinë, Afrikë e Jugut, Republika Dominikane, Guinea Ekuatoriale, ndërsa katër abstenuan(Indonezia, Bregu i Flidishtë, Peruja dhe Kuvajti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat