OKB miraton 5,75 milionë dollarë ndihma për Korenë e Veriut

Bota

OKB miraton 5,75 milionë dollarë ndihma për Korenë e Veriut

Më: 21 maj 2019 Në ora: 14:41
OKB

OKB ka zbutur disa nga sanksionet kundër Koresë së Veriut duke lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare në vendin që përballet me mungesa të mëdha ushqimore.

”Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi përjashtimin nga sanksionet për të mundësuar Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) të zbatojë programin e ndihmave në Korenë e Veriut për të përmirësuar shëndetin dhe të ushqyerit e njeriut dhe vendin e varfër”, raportoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.

Ky veprim erdhi në një kohë kur ‘’Programi Botëror i Ushqimit’’ dhe Koreja e Jugut po përpiqen të dërgojnë ndihma në Phenian, ku miliona njerëz ballafaqohen me mungesa ushqimore.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi ndihmën me vlerë 5,75 milionë dollarë për të mundësuar UNICEF-in që të ofrojë ujë të pijshëm dhe për të ndihmuar spitalet që të sigurojnë trajtim efektiv për pacientët, sidomos fëmijët dhe nënat e kequshqyera.

Koreja e Veriut është nën sanksione të rrepta të OKB-së që nga viti 2006 kur kreu testin e parë të programit të saj të armëve bërthamore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat