Turqia ulë tarifat për importet e mallrave nga SHBA-ja - Bota Sot
Turqia ulë tarifat për importet e mallrave nga SHBA-ja

Bota

Turqia ulë tarifat për importet e mallrave nga SHBA-ja

Më: 21 maj 2019 Në ora: 22:09
Ilustrim

Turqia do të zbatojë reduktimin e tarifave ndaj importeve nga Shtetet e Bashkuara.

Kjo masë vjen pasi Shtetet e Bashkuara përgjysmuan tarifat ndaj importit të çelikut nga Turqia.

Në gusht të vitit të kaluar, SHBA-ja dyfishoi tarifën ndaj çelikut dhe aluminit nga Turqia në një periudhë të mosmarrëveshjeve diplomatike midis dy aleateve të NATO-s.

Pas këtij vendimi monedha turke pësoi rënie.

Turqia reagoi duke dyfishuar tarifat ndaj importit të veturave, alkoholit dhe duhanit nga Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuar kërkonin lirimin e një pastori amerikan i cili ishte arrestuar në Turqi nën akuzat për terrorizëm. Turqia më pas e liroi atë.

Ulja e tarifave nga ana e Turqisë do të hyjë në fuqi gjatë kësaj jave pasi që vendimi të dekretohet nga ana e presidentit turk.

Ankaraja dhe Uashingtoni vazhdojnë kundërshtimet për një sërë çështjesh, duke filluar nga blerja e planifikuar e Turqisë për sistemet e mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia, deri të interesat e ndryshme që kanë të dyja vendet në Siri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...