“Mami, dua të vdes”, letra e vajzës 8 vjeçare që tronditi familjen - Bota Sot
“Mami, dua të vdes”, letra e vajzës 8 vjeçare që tronditi familjen

Bota

“Mami, dua të vdes”, letra e vajzës 8 vjeçare që tronditi familjen

Më: 22 maj 2019 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Kjo është një ngjarje që vërtet ka ndodhur në një shtet tjetër, por është një shembull vëmendje që duhet të kemi ndaj fëmijëve.

Për më tepër, derisa ka ndodhur në një shtet si Britania e Madhe, ku siguria mbetet në parametrat më të lartë, mendoni se çfarë ndodh me fëmijët nëpër shkolla shqiptare dhe sa prej tyre, nuk rrëfejnë dot asgjë për shkak të frikës.

Gjithnjë e më shumë bulizmi po bëhet i zakonshëm, madje po degjeneron në kërcënime.

Shpesh, edhe me gjobvënie nga bashkëmoshatarë të “papjekur”, ose nga më të mëdhenj që qëndrojnë pas tyre.

Ngjarja në vijim është raportuar nga mediat britanike dhe u tërhiqet vëmendja të gjithë prindërve, që të monitorjnë me kujdes luhatjet emocionale dhe të humorit të fëmijëve, dhe mos t’i marrin thjesht si teka fëmijësh të llastuar, por të përpiqen të kuptojnë se çfarë po ndodh me ta; çfarë fshihet pas këtyre luhatjeve

Letra prekëse e vogëlueshes 8 vjeç që kërcënohej

E torturuar nga keqbërësit në shkollë, ajo shkroi një letër zemërthyese për prindërit e saj: “Mami, dua të vdes”.

Naomi O’Neill, 28 vjeç, u habit kur gjeti atë letër nën jastëkun e vajzës së saj më të madhe, Millie, 8 vjeç.

Siç u tha nga gruaja nga Liverpool, vogëlushja është bërë objektiv i kërcënimeve në shkollë “I kanë thënë se do i vrasin familjen.

Vajza ime është aq e frikësuar sa mund të marrë ndonjë vendim që të lëndojë veten për të mos shkuar në shkollë”, tha gruaja.

Vajza e vogël në letrën e saj shkroi se “askush nuk e di se si ndihem.

Unë jam e trishtuar, ndihem ndryshe, e çuditshme, nuk jam e rëndësishme, budallaqe dhe e lënduar”, shkruan ajo dhe më pas, bën thirrjen e dëshpëruar për ndihmë:

“…Ju lutem më ndihmoni të ndalen keqtrajtrimet”.

Dekani i Lister Junior School Tuebrook në Liverpool, tha se ai ishte “i tronditur dhe i pikëlluar”, kur u njoh me përmbajtjen e letrës.

Prindërit e Millies mësuan rreth ngacmimeve të supozuara, pasi e kuptuan se vajza e tyre nuk mund të flinte natën dhe vendosën ta çonin atë te një specialist.

Fëmija tha se ajo “duhet të mbrojë” prindërit e saj gjatë natës nga ata që “duan t’i therin”.

“Unë shkova në shtratin e saj dhe gjeta letrën nën jastëk dhe mendoj se ajo është shkruar me nxitim pasi zakonisht ajo përdor një shkrim dore të bukur.

U ula dhe e pyeta se çfarë nuk shkonte me të dhe më pas, ajo më tregoi për ngacmimet duke më thënë: Mami, unë dua të vdes”, – fjalë që nuk priten të dëgjohen nga një fëmijë 8 vjeç, tha ajo.

Naomi gjithashtu vuri në dukje ndryshime shqetësuese në sjelljen e vajzës së saj:

“Ajo humbi peshë, nuk donte të vishte rroba të caktuara dhe u përpoq të fshihte pamjen”.

Gruaja shpjegoi se qëllimi i saj për të ndarë me mediat këtë problem është për të “sensibilizuar njerëzit”, shpjegon nëna e Millies.

“Unë i thashë vajzës time se ka qindra njerëz që e mbështesin atë dhe ajo po qesh përsëri pas disa ditësh”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...