Dalin kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro

Bota

Dalin kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Ditën e martë 28 maj do të dalin kartomonedhat e reja 100 dhe 200 euro nga banka qendrore europiane dhe me këto kartmonedha mbyllet zëvendësimi i kartmonedhave të vjetra.

Image

Banka qendore europiane tha se nuk do të prodhohen më kartmonedha 500 euro për të luftuar korrupsionin në Europë.

Deri tani banka europiane ka ndryshuar kartmonedhat 5, 10, 20 dhe 50 euro. Sipas ekspertëve këto kartmonedha 100 dhe 200 euroshe janë shumë të vështira për t’u falsifikuar por prapë pritet që në ditët e para të ketë shumë tentativa për para fallco dhe njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat