Fituan 760 milionë dollarë për dy vite, kapet grupi më i madh kriminal në Evropë – u konfiskohen diamante, ari, vetura e para

Bota

Fituan 760 milionë dollarë për dy vite, kapet grupi më i madh kriminal në Evropë – u konfiskohen diamante, ari, vetura e para

Më: 23 maj 2019 Në ora: 13:15
Foto arkivë

Një nga grupet më të mëdha kriminale në Evropë, që kishin gisht në tregtinë e lëndëve narkotike, pastrim parash, vrasje dhe vjedhje, është shpartalluar ka njoftuar sot policia evropiane Europol, raporton CNN.

Vlerësohet se rrjeti kriminal që është udhëhequr nga lituanezët dhe shtetas tjerë të vendeve të BE-së, kanë fituar në mënyrë të kundërligjshme 760 milionë dollarë gjatë periudhës 2017-2019, transmeton Telegrafi.

Gjatë 15 dhe 16 majit, policia ka bastisur 40 shtëpi dhe ka arrestuar 22 persona të dyshimtë nga katër vende, kurse gjatë bastisjeve kanë marrë pjesë më shumë se 450 policë dhe doganier nga Lituania, Polonia, Britania e Madhe dhe Spanja.

Gjatë këtij aksioni policor janë konfiskuar rreth nëntë milionë dollarë (para kesh), diamante, shufra të arta, stoli të ndryshme si dhe vetura luksoze.

Operacioni i koduar “Akullthyesi” ka dhënë rezultate të mëdha pas hetimeve që kishin filluar qysh në vitin 2016. Si shef i kësaj grupe kriminale konsiderohet se është një lituanez 48-vjeç, që ka mbikëqyrur kontrabandimin e drogave, cigareve në Britani të Madhe si dhe pastrimin e parave nëpër Poloni.

E pasi që paratë ishin pastruar nëpër këmbimore, ato ishin investuar në patundshmëri në Spanjë dhe vende tjera. E sipas dokumenteve të Europoli nga viti 2017 në BE janë nën hetime rreth 5 mijë grupe ndërkombëtare kriminale.

https://twitter.com/Ruptly/status/1131257918702047232?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1131257918702047232&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffituan-760-milione-dollare-per-dy-vite-kapet-grupi-madh-kriminal-ne-evrope-u-konfiskohen-diamante-ari-vetura-e-para%2F

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat