Pakistani teston raketën balistike

Bota

Pakistani teston raketën balistike

Më: 23 maj 2019 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Krerët e Pakistanit kanë treguar gatishmërinë për t’i rifilluar bisedimet paqësore me homologët indianë.

Kjo gatishmëri erdhi pasi u bë e qartë se kryeministri indian, Narendra Modi, ka siguruar një mandat pesëvjeçar në krye të Qeverisë.

Pavarësisht gatishmërisë për bisedime paqësore, zyrtarët pakistanezë kanë njoftuar se kanë testuar një raketë balistike të quajtur “Shahen II”, për të cilën thuhet së mund të përdorët si armë konvencionale dhe bërthamore në një distancë prej 2414 kilometrash.

“Shahen II është një raketë me kapacitet të madh që plotëson nevojat strategjike të Pakistanit për ruajtjen e stabilitetit në rajon”, ka deklaruar ushtria pakistaneze pa përmendur drejtpërsëdrejti emrin e shtetit fqinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat