Shtatë të vdekur nga stuhitë në SHBA - Bota Sot
Shtatë të vdekur nga stuhitë në SHBA

Bota

Shtatë të vdekur nga stuhitë në SHBA

Më: 23 maj 2019 Në ora: 14:22
Ilustrim

Së paku shtatë persona janë vrarë nga disa stuhi që kanë përfshirë disa rajone të Shteteve të Bashkuara.

Tre viktima u konfirmuan të enjten në shtetin Misuri.

Katër të tjerë u vranë në fillim të kësaj jave, përfshirë një në Oklahoma dhe një tjetër në Iowa.

Më parë, Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA lëshoi një paralajmërim për stuhitë e rënda që do të ndodhin në rajon. Njoftimi tha se të paktën 29 stuhi ishin raportuar gjatë 24 orëve të fundit dhe më shumë se 170 që nga e premtja e javës së kaluar.

“Kur goditi stuhia ndihej si një tërmet”, tha për CNN, Cindy Sandoval-Jakobsen, një banore lokale.

Mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Zyrtarët e emergjencës kanë paralajmëruar për përmbytje të papritura që mund të ndodhin në rajonet e përfshira nga stuhia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...