NATO i kërkon Rusisë të largohet nga Krimeja

Bota

NATO i kërkon Rusisë të largohet nga Krimeja

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:52
Ilustrim

Aleanca Veri-atlantike i bëri thirrje Moskës zyrtare të largohet nga Krimeja dhe kjo thirrje u vlerësua si ‘jo adekuate” nga senatori rus Sergei Cekov.

Shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Stewart Pitch, tha se organizata nuk e njohu bashkëngjitjen e Krimesë në Rusi dhe i kërkoi Moskës të tërhiqte trupat nga gadishulli.

Por, Cekov ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë se ‘NATO dëshiron të destabilizojë situatën në Krime’.

Sipas tij, Krimea ‘iu bashkua Rusisë në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë’, dhe se kërkesat e përfaqësuesve të Aleancës nuk janë ‘adekuate’.

Krimeja u bë pjesë e Rusisë në mars 2014 pas një referendumi dhe Ukraina ende e konsideron atë si territor të saj të pushtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat