Uashingtoni mund të dërgojë trupa shtesë në Lindje të Mesme

Bota

Uashingtoni mund të dërgojë trupa shtesë në Lindje të Mesme

Më: 23 maj 2019 Në ora: 20:37
Ilustrim

SHBA synon të dërgojë trupa shtesë në Lindje të Mesme për të garantuar sigurinë e efektivëve që tashmë ndodhen në këtë rajon, njoftoi sot shefi i Pentagonit, Patrick Shanahan.

“Ajo që jemi duke menduar është nëse ka ndiçka që mund të bëjmë për të përmirësuar sigurinë e forcave tona në Lindje të Mesme”, tha Shanahan për median.

“Kjo mund të përfshijë edhe dërgimin e trupave shtesë”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat