Irani porosit SHBA: Nuk heqim dorë nga objektivat edhe nëse na bombardoni

Bota

Irani porosit SHBA: Nuk heqim dorë nga objektivat edhe nëse na bombardoni

Më: 23 maj 2019 Në ora: 20:48
Donald Trump

Presidenti iranian Hassan Rouhani deklaroi sot se Teherani nuk do të lëshojë pe nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe nuk do të heqë dorë nga objektivat e saj, edhe nëse Irani bombardohet.

Deklarata e kreut të shtetit iranian u bë me rastin e ceremonisë në kujtim të luftës Iran-Irak në vitet 1980, transmeton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

"Armiqtë tanë duhet ta dinë se edhe kur të na bombardojnë, edhe kur fëmijët tanë të vriten, të plagosen apo të arrestohen, ne nuk do të heqim dorë nga qëllimet tona, pavarësinë e vendit tonë dhe krenarinë tonë," tha Rouhani.

Tensionet mes Iranit dhe SHBA janë tashmë disa javë përforcuar, ndërsa lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, kritikoi dje presidentin Hassan Rouhani dhe ministrin e Jashtëm Mohammad Javad Zarif se nuk kanë zbatuar marrëveshjen mbi programin bërthamor ashtu sikurse ai donte.

AP thotë se Ali Hamnei kritikon zyrtarët e shtetit për herë të parë mes tensioneve Teheran-Uashington.

Ayatollah ka fjalën e fundit në marrjen e vendimeve, dhe deklaratat e tij tregojnë presionin e brendshëm me të cilat Rouhani dhe Zarif përballen në mes të tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, shton agjencia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat