Policia e Ramazanit, dënohet kush zihet duke mos agjëruar

Bota

Policia e Ramazanit, dënohet kush zihet duke mos agjëruar

Më: 24 maj 2019 Në ora: 22:36
Ilustrim

Në Malajzi është formuar një njësit i veçantë i Policisë i njohur si ‘Policia e Ramazanit’. Qëllimi i saj është të shërbejë ujë dhe ushqime për qytetarët atje dhe nëse pranojnë, atëherë rastet i lajmërojnë në organet kompetente dhe ato dënohen me një shumë të caktuar parash.

New Strait Times shkruan se policët poashtu vishen si kamerierë për të hetuar ata që shkojnë në restorante gjatë ditës, përcjell Periskopi.

Kjo është kritikuar nga organizata te ndryshme ndërkombëtare që veprojnë në Malajzi, duke e konsideruar si ‘formë spiunimi’ ndaj qytetarëve.

Gjoba për mosagjërim në Malajzi është 360 dollarë ose njerëzit mund të marrin dënim me gjashtë muaj burg ose të dyja.

Kujtojmë se Malajzia vepron me ligjet fetare – të islamit. Muaji i Ramazanit përfundon më 4 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat