Meksikë, rrëzohet helikopteri ushtarak, vdesin pesë persona

Bota

Meksikë, rrëzohet helikopteri ushtarak, vdesin pesë persona

Më: 26 maj 2019 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të vdekur në Meksikë, pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak.

Helikopteri MI-17 u përfshi nga flakët teksa po shuante zjarrin që kishin përfshirë malet. Pesë anëtarët e bordit të helikopterit ishin pjesë e personelit ushtarak të Meksikës.

Ai ra rreth 90 kilometra larg qytetit, Jalpan de Sierra. Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e rrëzimit.

Sipas Euronews gjatë mëngjesit një skuadër kërkimi gjeti disa pjesë të mbetura të helikopterit.

Ndërkohë, në kujtim të personave që humbën jetën, presidenti i Meksikës, Andres Maneul Lopez Obrador si dhe zyrtarë të tjerë të shtetit mbajtën në mbrëmje një minutë heshtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat