Trump mbështet përpjekjen e Japonisë për të folur me Iranin

Bota

Trump mbështet përpjekjen e Japonisë për të folur me Iranin

Më: 27 maj 2019 Në ora: 07:50
Donald Trump ka përkrahur interesin e Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe për të përdorur marrëdhëniet e mira të vendit të tij me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përkrahur interesin e Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe për të përdorur marrëdhëniet e mira të vendit të tij me Iranin për të ndërmjetësuar në dialogun në mes Amerikës dhe armikut të saj në Lindjen e Mesme.

Trump i cili ka thënë se është i hapur për dialog me Iranin, ka kërkuar pakësim të frikës për një konflikt të mundshëm ushtarak, por që iranianët kanë thënë se nuk kanë kurrfarë interesimi për kontakt me Shtëpinë e Bardhë, shkruan Euronews.

Këto komente presidenti amerikan i ka bërë gjatë takimit të tij me perandorin e Japonisë, ku foli për çështje të mëdha globale, përfshirë Korenë e Veriut, tregtinë me Japoninë dhe fërkimet në mes të SHBA-së dhe Iranit.

“E di që Kryeministrin dhe Japonia kanë marrëdhënie shumë të mira me Iranin kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Trump.

“Kryeministri më ka folur tashmë rreth kësaj dhe besoj se Irani dëshiron që të flas. Dhe, nëse duan që të flasin, edhe ne jemi për bisedime. Do të shohim çfarë do të ndodhë…askush nuk do që të ndodhin gjëra të tmerrshme, veçanërisht unë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat