Etiopia kërkon falje për hartën që nuk e shfaq askund Somalinë

Bota

Etiopia kërkon falje për hartën që nuk e shfaq askund Somalinë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Ministria e jashtme etiopiane ka kërkuar falje pasi në një hartë të Afrikës, të publikuar në faqen e këtij institucioni në internet, nuk dukej askund vendi fqinj, Somalia, dhe territori i vërtetë i saj ishte përfshirë në territorin e Etiopisë.

“Ne shprehim keqardhje të sinqertë për çfarëdo paqartësie dhe keqkuptimi që ky incident ka mundur të shkaktojë”, thuhet në deklaratë.

Somalia nuk dukej askund në hartën me gabime, por në të shfaqet Somalilandi, i cili është territor që e ka shpallur pavarësinë, por i cili nuk njihet në nivel ndërkombëtar.

Etiopia dhe Somalia kanë qenë shtete rivale për një kohë të gjatë dhe kanë zhvilluar luftëra për kufij në të kaluarën.

Megjithatë, marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve janë përmirësuar që nga ardhja në pushtet e kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed, vitin e kaluar. Ai është angazhuar që t’i zbusë tensionet në pjesën lindore të Afrikës.

Publikimi i kësaj harte ka nxitur reagime të shumta në internet. Somalezët kanë thënë se kjo hartë paraqet planin e Etiopisë për ta pushtuar Somalinë, ndërsa disa të tjerë u kundërpërgjigjën me një hartë tjetër, në të cilën territori i Etiopisë u përfshi brenda territorit të Somalisë, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat