Delegacioni amerikan viziton Lindjen e Mesme, diskutohet plani i paqes

Bota

Delegacioni amerikan viziton Lindjen e Mesme, diskutohet plani i paqes

Më: 28 maj 2019 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Këshilltari i Lartë në Shtëpinë e Bardhë, Jared Kushner po kryeson një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme në përpjekje për të fituar mbështetje për planin e paqes të cilin pritet ta paraqesë së shpejti presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Kushner dhe përfaqësuesi i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt ka dy vite që po punojnë në këtë plan, që synon dhënien fund të konflikteve disa dekadëshe në Lindjen e Mesme.

Ky udhëtim është i ngjashëm me atë që delegacioni amerikan e zhvilloi në muajin shkurt në vendet e Gjirit Persik.

Një arsye për udhëtimin e kësaj jave është të rritet mbështetja për një konferencë të planifikuar për 25 dhe 26 qershor në Manama, Bahrein, në të cilën Kushner do të zbulojë pjesën e parë të planit shumë të pritur të paqes izraelito-palestineze.

Plani, i cilësuar nga presidenti Trump si “marrëveshja e shekullit”, është të inkurajojë investimet në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës nga vendet donatore arabe përpara se të fillohet me zgjidhjen e çështjeve politike që janë në “epiqendër të konfliktit”.

Aspekti ekonomik i planit të paqes parashikon investime në shkallë të gjerë dhe projekte infrastrukturore në territoret palestineze.

Por, elementet kryesore politike mbeten kryesisht të panjohura dhe konferenca në Bahrejn nuk pritet t’i trajtojë pjesët më kontestuese të konfliktit: kufijtë, statusin e Jerusalemit, refugjatët palestinezë dhe sigurinë e Izraelit.

Udhëheqësit palestinezë kanë qenë shumë kritik ndaj kësaj përpjekje. Megjithatë, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se do të marrin pjesë në konferencë. Një zyrtar i lartë i SHBA-së ka thënë se zyrtarët nga Katari kanë thënë privatisht se vendi i tyre gjithashtu pritet të marrë pjesë.

Në konferencën në Manama pritet të marrin pjesë 300-400 përfaqësues dhe drejtues biznesi nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Azia, dhe ndoshta disa udhëheqës biznesi palestinezë.

Një burim i njohur me organizatorët tha se Egjipti, Jordania dhe Omani, si dhe vendet e G7-ës, do të dërgojnë përfaqësuesë në konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat