Ish-gruaja e pronarit të Amazon dhuron gjysmën e pasurisë për bamirësi

Bota

Ish-gruaja e pronarit të Amazon dhuron gjysmën e pasurisë për bamirësi

Më: 29 maj 2019 Në ora: 19:27
MacKenzie Bezos

Sapo u bë një prej grave më të pasura në botë, vendosi që gjysmën e parave ta dhurojë për bamirësi.

Ajo është ish-gruaja e pronarit të “Amazon”, Jeff Bezos, e cila së fundmi pjesë e fushatës “Giving Pledge”, e filluar për herë të parë në vitin 2010 nga Warren Buffet dhe Bill Gates.

Misioni ka si qëllim të çojë përpara kauzat për arsimimin, shëndetësinë, barazinë sociale dhe ndryshimet klimaterike

MacKenzie Bezos, në kuadër të kësaj nisme u bë pjesë duke kontribuar me gjysmën e pasurisë.

“Kam një shumë joproporcionale parash për të ndarë me të tjerët dhe nuk kam asnjë dyshim për vlerën e madhe që jepet nga impulsi për të dhënë dhe ndarë”, shkruan në letrën e saj të dhurimit ish bashkëshortja e Bezos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat