Katër të vdekur në Ukrainë nga rrëzimi i helikopterit

Bota

Katër të vdekur në Ukrainë nga rrëzimi i helikopterit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 20:26
Foto

Një helikopter ushtarak Mi-8 u rrëzua gjatë stërvitjeve në perëndim të Ukrainës, duke shkaktuar vdekjen e të katër anëtarëve të ekuipazhit.

Lajmi u konfirmua të enjten nga zyra për media e Forcave Tokësore të Ukrainës.

Sipas saj, Forcat Tokësore e kanë humbur kontaktin me helikopterin të mërkurën mbrëma, në orën 23:27, sipas kohës lokale.

Agjencitë e zbatimit të ligjit ndodhen në vendin e ngjarjes në rajonin Rivne.

Duke reaguar ndaj lajmit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha përmes një postimi në Twitter se “nuk është një mëngjes i mirë”.

Ai e urdhëroi shefin e ushtrisë së Ukrainës, gjeneralin Ruslan Khomchak, “të hetojë rrethanat e tragjedisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat