Zgjimi i sërishëm i Etna-s, paralajmërohen turistët: Kujdes!

Bota

Zgjimi i sërishëm i Etna-s, paralajmërohen turistët: Kujdes!

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 09:26
Etna

Vullkani Etna në Itali, vullkan më aktiv në Europë, “u zgjua” dhe filloi të hidhte një llavë inkandeshente që shkonte deri në një gjatësi prej disa qindra metrash, konfirmuan vullkanologët në Itali.

Dy çarje u hapën në krateret në juglindje dhe në krahun verilindor rreth orës 3.00 të kohës lokale, sipas Exspress-it britanik.

Eugenio Privitera, drejtor i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë nga Catania (INGV), tha se ishte një fazë e re në shpërthimin e vullkanit.

“Kjo së shpejti mund të mbarojë, por mund të zgjasë dhe disa muaj. Aktualisht nuk ka rrezik për njerëzit që jetojnë në këtë zonë, por për arsye sigurie, është e nevojshme që të kontrollohet fluksi i turistëve”, tha Privitera.

Gjendja aktuale e vullkanit nuk i bën të vështira fluturimet në aeroportin Catania-s.

Etna, e cila ngrihet në pothuajse 3300 metra mbi nivelin e detit, ndodhet në bregun lindor të Sicilisë, midis Mesina-s dhe Catania-s. Shpërthimet midis viteve 1991 dhe 1993 kërcënuan qytetin e afërt Zafferan.

Në rishikimin historik, shpërthimi më i rëndë ishte aiivitit 1669, i cili shkatërroi plotësisht dhe fshiu Catania-n, një qytet në këmbët e Etnës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat