SHBA: 1,300 civilë të vrarë “pa dashje” në Irak dhe Siri

Bota

SHBA: 1,300 civilë të vrarë “pa dashje” në Irak dhe Siri

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 09:54
Civil të vrarë

Një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar kundër ISIS-it tha se kishte vrarë pa dashje 1,300 civilë në Irak dhe Siri që nga viti 2014, ndërkohë që grupi i monitorimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se numri është dhjetë herë më i lartë.

Numri i viktimave që ofroi koalicioni ishte pak më i lartë se ai i lëshuar herën e fundit, tetë muaj më parë, kur u pohua se u vranë aksidentalisht 1100 civilë.

Koalicioni ka urdhëruar të hetojë 111 raste të tjera të viktimave civile.

Grupet e tjera të të drejtave të njeriut dhe misionet e vëzhgimit flasin gjithashtu për një numër shumë më të madh viktimash sesa koalicioni ka pranuar.

Një hetim nga aktivistët i kryera muajin e kaluar tregoi se më shumë se 1.600 civilë janë vrarë vetëm gjatë fushatës pesë-mujore në qytetin sirian të Raqqa-s në 2017.

Koalicioni në një deklaratë tha se kryer 34,502 sulme ajrore që kur filloi një fushatë kundër ISIS pesë vjet më parë, kur kjo organizatë ka marrë një pjesë të madhe të territorit në Irak dhe Siri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat